FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Nuk arriti akordin me Taren, De Vrij: Më vjen keq që po iki kështu!

Stefan De Vrij në verë do të largohet nga skuadra e Lacios. Konfirmimi për këtë lëvizje është bërë nga Drejtori Sportiv i klubit bardhekaltër, Igli Tare. Mbrojtësit holandez i përfundon kontrata në fund të sezonit, dhe që tani ka të drejtë që të fillojë negociatat për gjetjen e një skuadre të re.

“Ka qenë një periudhë e vështirë, e mbushur me shumë spekulime për të ardhmen time, deri sa arritëm në këtë pikë që askush nuk donte. Ndoshta për motive të ndryshme, nuk kemi arritur që të gjejmë një akord të favorshëm ëpr të dyja palët. E kuptoj shumë mirë zhgënjimin e tifozëve lacial, dhe më vjen keq që do të largohem në këtë mënyrë. Kët jam i lumtur, dhe ndihem si në shtëpi, Do i jem gjithmonë mirënjohës Lacios, dhe tifozëve që kaun qenë githmonë me mua duke më besuar. Do të vijoj që të jap maksimumin deri në fund”, ka shkruar De Vrij në një postim në Instagram.

Mbrojtësi pritet që të largohet te Inter ose Juventus në Itali, ndërkohë që ka pasur një ofertë edhe nga Barcelona. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?