FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Nuk do ta besoni, por Messi vlen sa dyfishi i Ronaldos

Barcelona zyrtarizoi rinovimin e kontratës me yllin argjentinas Lionel Mesi deri në vitin 2021. Prestigjozja spanjolle “El Mundo” ka zbuluar edhe shifrën marramëndëse që “pleshti” do të përfitojë nga ky akord.

Për të shmangur transferimin te Manchester Sity, të cilët i ofronin 100 milionë për firmën dhe 50 milionë neto pagë vjetore, pasi në 2018-ën “yllit” argjentinas i skadonte kontrata, drejtuesit katalanas kanë vendosur t’i ofrojnë 100 milionë euro në dorë për të mbuluar të gjitha gjobat, 100 milionë të tjetra për zgjatjen deri në vitin 2021 të kontratës dhe një pagë vjetore 50 milionë euro, plus të drejtat e imazhit.

Këtyre shifrave u shtohen edhe premiot. Barça do të ketë të drejtën e rinovimit edhe për një vit tjetër me të njëjtat kushte.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një operacion në vlen në total 350 milionë euro për arkat e Barçës, por që ishte zgjidhja e vetme që Mesi të mos pranonte ofertën e “qytetarëve”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nga firmosja e kontratës së re argjentinasi do të paguhet sa dyshifi i  Ronaldos.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?