‘Nuk e dija që isha shqiptar’, -Deklarata befasuese e lojtarit të Kombëtares
Ivan balliu është surpriza e Christian Panuccit i cili vendosi ta grumbullojë lojtarin për ndeshjet e fundit të Kombëtares shqiptare kundër Lihteshtejnit dhe Maqedonisë.
Në një intervistë për të përditshmen spanjolle “Marca”, Balliu rrëfen se nuk e dinte që rrënjët e tij i kishte shqiptare, por Federata Shqiptare e Futbollit zbuloi që lojtari kishte prejardhje nga vendi i shqiponjave dhe në këtë mënyrë mund të luante me ekipin kuqezi.
“Në prill më telefonuan dhe pata një takim me presidentin Armand Duka. Më pyetën për rrënjët e mia. Kjo gjë është tipike shqiptare. Pastaj nisën kërkimet dhe rezultoi që nga ana e babait kisha prejardhje shqiptare. Diçka të tillë nuk e dija, sepse kisha humbur kontaktet me këtë pjesë”, ka thënë mbrojtësi shqiptar.
I lindur në vitin 1992 në Girona të Spanjës ai përfaqësoi të rinjtë e këtij shteti në U17 dhe U19 deri kur u thirr nga FSHF për të luajtur me Kombëtaren shqiptare.
Kujtojmë që përballja mes Shqipërisë dhe Lihtenshtejnit do të zhvillohet ditën e shtunë më 2 shtator në orën 18:00.
KOHA JONË SONDAZH

