Nuk ndodhte prej 40 vitesh te Real Madridi, asnjë blerje në merkato
Real Madrid nuk ka bërë asnjë blerje në merkaton e kësaj vere, që u mbyll të hënën në mbrëmje. Los Blancos kanë kthyer tre lojtarë nga huazimet respektive: Martin Odegaard, Andriy Lunin dhe mbrojtësin e djathtë Alvaro Odriozola.
Bëhet fjalë për një rast që nuk ndodhte prej plot 40 vitesh. Përveç tre lojtarëve të përmendur më sipër që janë kthyer nga huazimet dhe që tani janë pjesë e skuadrës së parë te Real-it për sezonin 2020/21, klubi i Florentino Perez nuk ka bërë asnjë blerje.
Ndikimi i krizës për shkak të koronavirusit dhe investimet në rikonstruksionit për stadiumin, kanë bërë që skuadra merengues të jetë dorështrënguar në merkato. Një gjë e tillë mungonte që nga viti 1980. Edhe në atë rast janë marrë tre lojtarë të ekipit të moshave në ekipin e parë.
KOHA JONË SONDAZH

