Nuk pastroi shtëpinë, “yllin” e Barcelonës e gjen beleaja

Talenti i Barcelonës, Ousman Dembele po përballet me një telash të çuditshëm i cili ka lidhje me kohën kur ai u transferua te Barcelona në gusht të vitit 2017.

Francezi ai e la banesën e tij në Dordmund në gjendje skandaloze, duke mos e pastruar.

Pronari i shtëpisë në Dortmund, ka paraqitur një padi në Gjykatën e Qarkut të Dortmundit duke kërkuar një dëmshpërblim prej 20 mijë euro nga Dembele.

Swiss Digital Desktop Reklama

Plehrat dhe njollat ishin të shpërndara në shtëpi, madje futbollisti i Barcelonës nuk i ktheu as çelësat pronarit të shtëpisë ku ai qëndronte me qira.

Swiss Digital Mobile Reklama

Plot 105 milionë euro pagoi Barcelona për ta marrë futbollistin francez, pasi ky i fundit kishte kontratë deri në verën e vitit 2018 me Borusian e Dortmundit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?