FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Nuk pritej, Ballack: Ja kush do ta fitojë Champions Leaguen

Ish-lojtari i Bajernit të Mynihut, Michael Ballack beson se Real Madrid këtë sezon do ta fitojë për herë të tretë radhazi trofeun e Champions Leagues.

Legjenda gjermane insiston se “Los Blancos” për momentin nuk ka konkurrencë në Europë, pasi sipas tij vetëm PSG-ja mund ta ndalë skuadrën spanjolle, shkruan “elbernabeu”.

“Për mua, Real Madrid për momentin është në krye të gjithave. Ka përvojë, klas dhe sukses në vitet e fundit. As PSG me gjithë ato transferime nuk është në nivel të Realit për momentin. Ata janë top skuadër dhe janë të gatshëm ta fitojnë sërish Ligën e Kampionëve edhe pse ka edhe skuadra tjera që mund ta bëjnë. Në letër, Real Madrid është favorit në Champions League”, tha Ballack.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kujtojmë që Reali në dy vitet e fundit ka mposhtur në finale Atletico Madridin dhe Juventusin.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?