Nuk pritej, Gattuso në janar largon blerjen e bujshme

Shkarkimi i Vincenzo Montellës nga Milan mund të nënkuptojë edhe fundin e aventurës së Nikola Kalinic te kuqezinjtë, dhe raportohet se Guangzhou Evegrande kërkon ta transferojë që në janar.

Sulmuesi u ble nga Fiorentina si lojtari i dëshiruar nga Montella dhe kushtoi 25 milion euro, por u fërshëllye nga tifozët gjatë barazimit 0-0 ndaj Torinos.

Kontributi me tre gola dy asiste në 154 ndeshje këtë sezon nuk ka impresionuar mbështetësit apo drejtuesit e klubit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Tani që Montella është shkarkuar, “Radio Rossonera” raporton se Kalinic është vënë në merkato dhe ka interes nga Kina.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mendohet se Milan do të kërkojë 45 milion euro për të, një shifër që është brenda mundësive financiare të kinezëve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?