Nuk stërvitet me Bayernin, talenti Gravenberch pranë kalimit te Liverpooli

Ryan Gravenberch është gjithnjë e më pranë transferimit te skuadra e Liverpoolit. Gazeta Bild raporton se së fundmi ai nuk është stërvitur me skuadrën bavareze, teksa është në pritje të udhëtimit për në Angli ku do të kryejë dhe vizitat mjekësore.

Bayerni ka kërkuar 30 milionë euro për ta lënë të lirë, por në orët e fundit kontaktet kanë qenë pozitive. Mendohet se shumë shpejt mund të ketë dhe “tym të bardhë” për këtë lëvizje.

Jurgen Klopp ka kërkuar me ngulm një transferim të tillë, pasi dështoi të merrte lojtarë të tjerë në Premier League, që zgjodhën Chelsea-n. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?