Nuk stërvitet me Dortmundin, dënohet Ousmane Dembele

Trajneri i kombëtares së Gjermanisë, Joachim Low, nuk përdor gjuhën diplomatike për çështjen “Dembele”. Edhe pse bëhet fjalë për një lojtar francez, i cili ka refuzuar të grumbullohet me Borussian e Dortmundit për shkak të interesimit të Barcelonës, numri 1 i stolit të kampionëve të botës, e dënon ashpër sjelljen e tij.

E dënoj një lojtar që është nën kontratë me një klub dhe shfaq sjellje të tilla rebeluese duke deklaruar se do të ndryshojë skuadër. Kjo është skandaloze. Nëse gjëra të tilla ndodhin, atëherë kontratat nuk vlejnë më për asgjë”, tha tekniku gjerman.

Aktualisht, Dembele nuk stërvitet me Borussian që prej datës 10 gusht dhe klubi e ka gjobitur me 150 mijë euro. Trajneri gjithashtu e ka pezulluar lojtarin për një afat të pacaktuar.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?