“Nuk të paguajmë më nëse vdes”, kontrata e frikshme që kërkoi të vendoste PSG me Mbappe-n

Kylian Mbappe është një nga talentet më premtues të futbollit botëror. Ylli francez u transferua për 180 milionë euro nga Monaco te PSG-ja në verën e 2017-ës duke u bërë lojtari i dytë më i shtrenjtë në historinë e futbollit pas Neymarit.

Megjithatë, mediat franceze thonë se negociatat për mes Mbapesë dhe PSG-së nuk ishin dhe aq të thjeshta. Ato kanë zbuluar një detaj që i ka çuditur të gjithë.

Drejtori teknik i PSG-së Antero Henrike tentoi me ngulm të vendoste një klauzolë në marrëveshjen e transferimit. Në rast të vdekjes së mundshme të lojtarit, PSG-së i lindte e drejta për të anuluar në mënyrë të njëanshme këstet e mbetura për të.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por, drejtuesit e Monacos dhe vetë lojtari nuk e pranuan këtë klauzolë dhe ajo nuk është bërë pjesë e marrëveshjes finale që u firmos midis palëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?