Nuk u kualifikua për në finale, Luiza Gega: Në Tiranë s’ka kushte për stërvitje!

Luiza Gega nuk ka arritur të kualifikohet në finalen e 1500 metrave në Botërorin e Atletikës në Salla të Mbyllura që po zhvillohet në Birmingam të Anglisë.

Atletja shqiptare u rendit në vendin e shtatë në baterinë e saj, duke mos arritur të kalojë më tej. Luiza Gega i përshkoi 1500 metrat për 4 minuta e 10 sekonda, kohë e pamjaftueshme për finalen. Pas garës atletja shqiptare ka reaguar, duke u jistifikuar me faktin se në Shqipëri nuk ka kushte për t’u stërvitur.

“Për fat të keq nuk munda të jem në finale dhe pse e dija që do ishte shumë e vështirë pasi dhe për mua ka qenë shumë vit i vështirë stërvitje. Të bëja fazën përgatitore në Tiranë me infrastrukturë minimale (shumë ndryshe nga shoqet e mia të garës) dhe të jem përsëri me më të mirat e botës, të them të drejtën më bën të ndihem vërtet e kënaqur dhe krenare për çfarë kam arritur dhe pse sigurisht kam mundësi për më shumë. Gjithsesi jam shumë e motivuar për çfarë do të sjell sezoni i verës, kam gara shumë të rëndësishme dhe ndihem gati për të filluar përgatitjen. (Shpresoj shumë që vëmendja nga shteti të ndryshojë sado pak)”, ka shkruar Gega pas garës.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?