FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Nuk u mjaftua me 1 mln euro dëmshpërblim, Vieri tani humbet gjyqin me Interin

Kristian Vieri në vitin 1999 u transferua te Interi për një shifër rekord prej 90 miliard lirash, por sulmuesi nuk e ka mbyllur mirë aventurën me zikaltrit, pasi është në gjyq prej disa kohësh. Që nga vitit 2012, sulmuesi italian ka hapur një betejë gjyqësore me klubin e Interit dhe kompaninë Telekom, të cilët i akuzon për spiunazh dhe përgjime telefonatash.

Në vendimin e parë, Vieri fitoi të drejtën e dëmshpërblimit me rreth 1 milionë euro, por sulmuesi kërkoi më shumë dhe apeloi çështjen. Apeli e reduktoi akoma më shumë dëmshpërblimin duke e çuar në 80 mijë euro nga Telekom dhe 40 mijë nga Interi.

Në shkallën e 3-të gjyqësore, sulmuesit i janë rrëzuar të gjitha pretendimet e tij dhe për më tepër, tani i është ngarkuar edhe pagesa e 33 mijë eurove për shpenzimet gjyqësore. Sulmuesi italian nuk ka pasur aspak fat, teksa mund ta kishte mbyllur me 1 milion euro përftim nga gjyqi me zikaltrit.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?