Nuk u paraqit në gjyq për të dëshmuar, Gjykata në Itali gjobit trajnerin Panucci
Christian Panucci nuk po kalon aspak një moment të mirë në kombëtaren tonë, por ka jo pak probleme edhe në Itali. Bëhet fjalë për një gjyq në lidhje me disa foto të bashkëshortes së Francesco Tottit, të cilat janë publikuar në revistën “Oggi”, kur ajo ishte në Maldive në vitin 2011.
Alessio Cicero është personi i akuzuar se i ka bërë dhe i ka shitur ato foto. Ndaj tij është hapur një çështje gjyqësore, ku ditën e djeshme duhet të dëshmonte edhe trajneri kuqezi Christian Panucci.
Edhe ai ka qenë me pushime gjatë atyre ditëve në Maldive dhe është thirrur nga gjykata e Trapanit si dëshmitar. Mirëpo, Panucci nuk është paraqitur në gjyq dhe është gjobitur me 250 euro. Gjykatësi ka vënë një tjetër datë (21 nëntor) për trajnerin e Kombëtares që të shkojë dhe të dëshmojë.
KOHA JONË SONDAZH

