FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Odoi refuzon rinovimin me Chelsea-n, kërkon të transferohet te Bayerni

Callum Hudson-Odoi e shikon të ardhmen e tij te Bayern Munich. Talenti 18-vjeçar i Chelsea-it mendon se mund të rritet më shpejt si lojtar në radhët e bavarezëve ndaj dhe ka marrë vendimin përfundimtar duke refuzuar edhe ofertën e rinovimit nga “Blutë e Londrës”.

85 mijë paund në javë ishte oferta nga drejtuesit anglez që është kthyer mbrapsht nga sulmuesi i cili ka vlerësuar shumë insistimin nga Bayerni që beson në vlerat e tij. Për momentin oferta për kartonin e lojtarit është 30 milionë euro dhe është refuzuar nga Chelsea, por do të jetë e vështirë që Odoi të qëndrojë duke parë dhe dëshirën e tij për t’u larguar.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?