Ofertë e re për rinovim me Messin? Vjen reagimi nga Barcelona

Nuk ka asnjë ofertë të re rinovimi për Lionel Messin nga Barcelona, edhe pse në orët e fundit është folur shumë në media. Konfirmimi ka ardhur nga vet klubi blaugrana në lidhje me një tentativë të radhës që u hamendësua në mediat iberike.

Mundo Deportivo ndërkohë ka mohuar gjithçka nga “një burim i afërt me presidentin, Joan Laporta”, i cili ka mohuar kategorikisht një tetativë të fundit për të bindur futbollistin argjentinas që të qëndrojë.

Lëvizjen e fundit mendohet se e ka bërë administratori i deleguar i klubit, Ferran Reverter. Në klubin e Barcelonës ndërkohë nuk dinë asgjë për këto zhvillime të fundit. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A duhet liruar Erion Veliaj të drejtojë bashkinë nga zyra?