FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Olimpiakos merr përsëri trajnerin që e largoi para katër muajsh

Olimpiakos ka marrë trajnerin Takis Lemonis, vetëm katër muaj pasi e zëvendësoi me shqiptarin Besnik Hasi, edhe ky i shkarkuar vetëm pas 109 ditëve në krye të pankinës, bëri të ditur klubi kampion i Greqisë.

Lemonis, 57 vjeç, fitoi në majin e kaluar titullin e pestë të kampionit në krye të ekipit të Pireut, pas atyre të fituara në 2001, 2002, 2007 e 2008.

Hasi, 45 vjeç, i bëri një nisje mediokre sezonit, sidomos pas humbjes përballë AEK Athina të dielën në kampionat (3-2 pasi kryesonte 2-0), duke shkuar në vendin e 4-t në klasifikim pas javës së 5-të të kampionatit, pesë pikë larg kryesuesve të AEK.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në Ligën e Kampionëve, Olimpiakos ka bërë një nisje jo të kënaqshme pas humbjes në fushën e vet përballë Sporting Lisbonna (2-3), ndërkohë që të mërkurën do të ndeshet me Juventusin për grupin D.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?