Olsi Rama: Gjykim skandaloz, futbollistët zhvilluan një ndeshje shembullore
Si rradhë herë në prononcim për mikrofonin e “Supersport” pas ndeshjes së sotme, Partizani-Kukësi, nuk ka dalë trajneri i të kuqve Klevis Dalipi, por drejtori sportiv Olsi Rama, i cili ka qenë i revoltuar nga gjykimi i Kridens Metës, i cili sipas tij ka qenë i njëanshëm.
“Dola unë sepse, pak ditë më parë dola në një konferencë për shtyp dhe thashë që ka një tentativë për të falsifikuar rezultatin. Pati një arbitrim skandaloz. Kur erdha këtu, pashë Nexhipin dhe mu duk sikur kishit marrë në intervistë, Metën, protagonistin e ndeshjes.”
“Lojtarët kanë bërë një ndeshje shembullore. Bënë jashtëzakonisht shumë mirë. Culum ishte një nga lojtarët më të mirë në fushë, dhe vetë ndëshkohet me karton të kuq. Ai është lojtar shembullor, unë e njoh shumë mirë. Ne kishim marrë 5 kartona, ata 1. Në fund për të balancuar i nxorri dhe disa kartona Kukësit.”
“Është e qëllimshme që Partizani mos eci në kampionat. Unë jam person i fundit që duhet të flas për arbitrat. Kam shkuar në dhomat e zhveshjes dhe i kam thënë, absolutisht mos u merrni me arbitërin. Cilësoheni si kundërshtar.
“Unë jam shumë i kënaqur me lojtarën dhe impenjimin e tyre. Qetësia është një atribut që ne due ta kemi, por nuk duhet ta lemë në duart e disa njerëzve të papërgjegjshëm. Lojtarët që stërviten duhet të mendojnë vetëm për lojën dhe të jenë të mbrojtur. Ne si Partizan mund t’i njohim të gjitha ngjyrat e kundërshtarëve tanë. Rezultatet do vijnë pavarësisht penalltive dhe golave të anuluar.
“Po ia u bëj më të vështirë dhe po i bëj më të përgjeshëm. Në ndeshjen e kaluar në Kupë, Bakaj shahu gjyqtarin dhe nuk u ndëshkua. Po aplikohen dy standarte. Duhet të kishte vënë kartona të verdhë më shumë për Kukësin. Ata luajtën më të qetë, deri sa e kthyen ndeshjen.
“Prandaj është keqardhja, dal këtu unë, ve fytyrën time për të mbrojtur objektivat. Me një fitore sot ne do ishim automatikisht në vendin e tretë, pra në zonën e Ligës së Europës.
“Nuk ka asnjë endek midis tifozëve dhe klubit. Ne po përpiqemi t’i kthejmë tifozët në fushë, duke respektuar të gjitha rregullat. Ku është Federata në këtë rast, për të mbrojtur interest e tifozëve. Mua më vjen shumë keq. Skuadra ka nevojë për tifozët. Shkallët e stadiumit gol nuk i bëjnë keq vetëm Partizanit, por i bëjnë keq produktit.”-
KOHA JONË SONDAZH

