Openda, Zhegrova … Adzic, Juventus bën gati listën e largimeve në verë

E ardhmja e Juventusit pritet të shoqërohet me ndryshime të rëndësishme në fund të sezonit, pavarësisht se si do të përfundojë gara për një vend në UEFA Champions League. Sipas raportimeve nga media italiane, trajneri Luciano Spalletti do të ketë një rol kyç në ndërtimin e skuadrës së re, duke ndikuar drejtpërdrejt si në afrime, ashtu edhe në largime.

Mes lojtarëve që pritet të ndahen me bardhezinjtë është Vasilije Adzic, i cili, pavarësisht vlerësimit nga trajneri, do të largohet për të fituar më shumë hapësira, qoftë në formë huazimi apo transferimi përfundimtar.

Një nga çështjet më delikate mbetet ajo e Lois Openda. Sulmuesi, i afruar me shumë pritshmëri verën e kaluar, nuk ka arritur të bindë dhe në dy muajt e fundit ka luajtur vetëm pak minuta. Interes për të ka nga klubet angleze dhe franceze, ndërsa opsioni më i mundshëm duket huazimi, për shkak të kostos së lartë në bilanc.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në pikëpyetje është edhe e ardhmja e Edon Zhegrova, i cili pëlqehet nga Spalletti, por nuk ka arritur të lërë gjurmë të forta në fushë. Ndërkohë, Filip Kostic është drejt largimit, me kontratën në përfundim dhe pa sinjale për rinovim.

Swiss Digital Mobile Reklama

Situata mbetet e hapur edhe për Federico Gatti dhe Fabio Miretti. Të dy lojtarët po shqyrtojnë opsionet e tyre në merkato dhe mund të shiten, duke i sjellë klubit të ardhura të rëndësishme.

Juventus ka nevojë të sigurojë rreth 30 milionë euro deri në fund të qershorit për të balancuar financat, çka e bën edhe më të mundshëm një valë largimesh në muajt e ardhshëm.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?