Operohet Dejvi Bregu, 3-5 javë jashtë fushave të lojës

Dejvi Bregu i nënshtrohet operacionit pas dëmtimit të pësuar në miqësoren që Skënderbeu zhvilloi ndaj Tiranës. Vlonjati i korçarëve pësoi një frakturë në pjesën e sipërme të krahut të djathtë, duke bërë që lojtari të humbasë fazën përgatitore. Pas vizitave më të detajuara mjekësore, 23-vjeçari i është nënshtruar operacionit, i cili ka dalë me sukses.

Mjekët e kanë siguruar Dejvi Bregun që rikuperimi i tij varion nga 3 deri në 5 javë, duke bërë që lojtari të humbasë tri javët e para të fazës së tretë, për të qenë në dispozicion të plotë të trajnerit Orges Shehi vetëm nga mesi i muajit shkurt. Dëmtimi i sulmuesit të krahut erdhi në momentin më të mirë për të, pasi futbollisti kishte nisur në mënyrën e duhur fazën përgatitore dhe shihej si një pikë referimi për skuadrën e Skënderbeut.

Jo vetëm në aspektin individual, por edhe për kampionët mungesa e tij do të ndihet shumë në fushën e lojës, duke qenë se deri më tani vlonjati i sulmit bardhekuq ka shënuar plot 7 gola. Bregu është një nga lojtarët më të rrezikshëm në repartin e avancuar me lojën e tij, duke dhënë edhe shumë asiste për shokët e repartit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?