Ozil: Jam i lumtur te Arsenali, mund të luaj deri në moshën 38 vjeç

Mesut Ozil i premton besnikëri të përjetshme Arsenalit. Mesfushori gjermano-turk, i cili firmosi një kontratë të re deri në vitin 2021 me “topçinjtë”, e shikon veten deri në fund të karrierës së tij te kjo skuadër. Megjithatë, lojtari i cili paguhet 350 mijë sterlina në javë mendon se ai mund të largohet nga futbolli pas 8 vitesh. Ai u bë pjesë e kësaj skuadre në vitin 2013, kur u transferua nga Real Madridi.

“Kontratë të re me Arsenalin? Pse jo? Unë jam ende i ri, jam 30 vjeç. Në futboll, gjithçka është e mundur dhe unë jam shumë i lumtur që luaj për një klub të madh i Arsenali. E shijoj këtë gjë dhe mund ta imagjinoj veten duke e përfunduar karrierën në Arsenal. Unë mund të luaj deri në moshën 38-vjeçare. Jo, e kam me të vërtetë. Mendoj se nëse ndihem mirë, mund ta vazhdoj të paktën deri në moshën 35 apo 36-vjeçare. Nuk e di, do ta shohim nëse gjithçka shkon mirë.

Sigurisht që dy takimet e para ishin të vështira, pasi ne luajtëm kundër Manchester City-t dhe Chelsea-s, por tani ju e shikoni se gjërat po ecin mjaft mirë. Jemi në rrugë të barë dhe duam të vazhdojmë kështu. Kemi një trajner të mirë, ai kërkon të kuptojë lojtarët dhe klubin e ne duam që t’i tregojmë se çfarë mund të bëjmë në fushë”, deklaroi Ozil.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?