FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ozil: Kam luajtur me shumë klube të mëdha, por Fenerbahce është i veçantë!

Pas zyrtarizimit të kalimit te Fenerbahce dhe hedhjes së firmës mbi kontratë për 3 sezone e gjysmë, ka ardhur edhe prezantimi i Mesut Ozil te skuadra nga Stambolli. Mesfushori turko-gjerman pavarësisht se në karrierën e tij ka luajtur në klube të mëdha si Reali i Madridit apo Arsenali, e vlerësoi klubin turk si special.

“Kam luajtur në klube shumë të mëdha, por Fenerbahce është gjë tjetër për mua. Me të vërtetë e vlerësoj klubin dhe shpresoj se do të jetë gjithçka mirë. Kur shihja Fenerbahcen më pëlqeu Jay-Jay Okocha për stilin e tij të lojës. Në ekipin aktual mezi pres të luaj me Dimitris Pelkas, pasi ne luajmë në të njëjtën pozicion dhe ai është një lojtar shumë i talentuar”, u shpreh Ozil.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?