FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ozil zgjat “martesën” me Arsenalin deri në vitin 2021

Mesut Ozil ka zyrtarizuar vazhdimin e kontratës me skuadrën e Arsenalit, duke u bërë dhe futbollisti i dytë më i paguar në Angli me 400 mijë euro në javë. Mesfushori turko-gjerman ka hedhur sot firmën në kontratën e re,

“Jam krenar të deklaroj se kam firmosur rinovimin tim me Arsenalin. Është një nga lëvizjet e rëndësishme të karrierës time futbollistike dhe për këtë mu desh të mendoja pak më gjatë. Për gjërat e bukura ka gjithnjë kohë. Në fund vendosa me zemër. Këtu ndihem si në shtëpinë time dhe shumë i motivuar për të arritur objektiva të tjera. Nëse bëhesh një herë ‘topçi’, mbetesh gjithnjë ‘topçi’, shkruan Ozil pas rinovimit.

Ozil u transferua te Arsenali në vitin 2013, teksa kontrata e re zgjat deri në vitin 2021. Në 182 ndeshje me Arsenalin ka shënuar 36 ndeshje dhe ka dhënë 61 asist.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?