Pak festë kuqezi vjen nga Kombëtarja e të rinjve, mundim Rumaninë
Nëse të gjithë shqiptarët janë të mërzitur për humbjen poshtëruese ditën e djeshme në “Loro Boriçi” përballë skuadrës së Skocisë, sot përfaqësuesja U-19 mund t’i kenë gëzuar disi.
Ekipi i drejtuar nga trajneri Erjon Bogdani ka arritur që të fitojë me rezultatin 1-0 përballë Rumanisë në një ndeshje që u zhvilluar në stadiumin “Loni Papuçiu” të Fierit.
Golin e vetëm për ekipin tonë U-19 e shënoi lojtari që luan për Olimpiakosin, Bullari.
18-vjeçari, i cili kërkohej nga Greqia, por zgjodhi fanellën kuqezi, shënoi një gol nga pika e bardhë e 11 metërshit në minutën e 43-të.
KOHA JONË SONDAZH

