Pakult e pranon: Ishte penallti për Sukajn, por arbitri nuk e dha!

Trajneri i Kukësit, Peter Pakult, është shprehur mjaft i kënaqur pas fitores ndaj Vllaznisë, pasi vjen në një moment shumë të përshtatshëm. Strategu austriak ka komentuar edhe episodin e diskutueshëm të penalltisë së pretenduar nga shkodranët në rastin e Sukajt me Allën.

“Kisha një bisedë të shkurtër me Sukajn. I thashë që edhe unë kam qenë sulmues dhe kam patur situata të tilla. Mendoj se si sulmues futet në kontakt me mbrojtësin, por duke parë vazhdimësinë shihet që është penallti. Arbitri nuk e dha.Është e vështirë që në një moment të tillë të kritikosh Allën për atë ndërhyrje ndaj Sukajt. Nuk më pëlqejnë të përdoren duart gjatë ndeshjes. Duhet ta theksoj që lëvizja që bën Sukaj është e një sulmuesi cilësor.

Duhet të reagonin pas humbjes me Luftëtarin. Qëllimi ynë ishte të fitonim, sidomos para pauzës. Ekipi luajti shumë mirë që në fillim, e vuri nën presion Vllazninë. Më vjen shumë mirë që aksioni në golin e parë u interpretua mirë. Nuk pësuam gol dhe gjatë 90 minutave nuk lejuam shumë raste. Tani jemi më të qetë dhe presim ndeshjen e radhës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ata që luajtën treguan lojë shumë të mirë. Para ndeshjes në mbledhje i sqarova se nuk mund të luajnë gjithmonë 11 lojtarë. Ata e kanë pranuar dhe s’kemi çfarë të diskutojmë më shumë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Salihi po Guri? Nuk mund t’i krahasoj. Salihi ishte një kobra në zonën e rreptësisë. Guri është një lojtar me cilësi të tjera, vrapon shumë për ekipin. Jam i kënaqur që kam patur mundësinë për të punuar me këta dy lojtarë.

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?