Pakult: Ndeshja me Flamurtarin e rëndësishme, por jo përcaktuese

Të dielën në “Zeqir Ymeri” do të luhet padyshim një nga ndeshjet më të bukura të javës së 18-të në Kategorinë Superiore. Kampionët në fuqi të Kukësit presin Flamurtarin në duelin që do të përcaktojë dhe ekipin që do të jetë skuadra anti-Skënderbe në kampionat. Vlonjatët nuk kanë aspak statistika të mira nga kjo transfertë, pasi nuk fitojnë prej 15 ndeshjes, fitorja e fundit e tyre ka ndodhur në vitin 2014. Trajneri i Kukësit, Pakult, ka folur para këtij dueli, duke vlerësuar kundërshtarët.

“Flamurtari ka një ecuri mjaft të mirë. Ne do të luajmë ndeshjen e parë të këtij viti para tifozëve tanë dhe do të kërkojmë patjetër fitoren. Nuk do ta kemi të lehtë, sepse përballemi me një kundërshtar të organizuar. Po e studioj përmes filmimeve Flamurtarin, në mënyrë që të mos i lëmë asgjë rastësisë. Ndeshja në total në Shkodër dhe pjesa e dytë ndaj Tiranës më kanë gëzuar, sepse ekipi më është përgjigjur mire.

Ekipi im vrapon në fushë dhe është në gjendje maksimale në aspektin fizik. Ndeshja ndaj Flamurtarit është me rëndësi, sepse e kemi para ndesh në renditje, nuk është përcaktuese për objektivat. Dëmtimi i Allës? Më vjen keq për të, nuk do ta kemi të dielën me ekipin. Uroj të mos e humbim për shumë kohë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ardhja e sulmuesit Balden? Është herët të flasim për të, ka vetëm një ditë këtu me Kukësin. Nga sa kam konstatuar, ai është larg formës së duhur fizike për të luajtur. Duhet të punojë shumë për të kapur ritmin e ekipit. Për këtë do t’i nënshtrohet një stërvitjeje të veçantë”./Koha Jonë/

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?