Pakult: S’ka kohë për eksperimente, ndaj Lushnjës luajmë sikur të ishte Skënderbeu
Trajneri i skuadrës së Kukësit, Peter Pakult ka dalë sot në konferencë për shtyp për të folur për ndeshjen ndaj Lushnjës, ku është shprehur se pavarësisht pozicionit të kundërshtarit, ai do të hedh në fushë 11-shen më të mirë.
“Është një sfidë është e vështirë, pavarësisht emrit të kundërshtarit. Mendoj se në këtë fazë ku ka hyrë kampionati nuk ka kohë, për të nënvlerësuar asnjë ekip kështu që edhe ndaj Lushnjës do të futemi në fushë për të luajtur sikur kemi përballë Partizanin apo Skënderbeun.
Objektivi ynë është që të marrim sa më shumë pikë deri në fund të kampionatit. Kampionati është shumë i barabartë dhe kjo u pa edhe dje në humbjen e Flamurtarit, ndaj deri në fund do të ketë edhe një luftë mes të gjithë ekipeve. Edhe ne na ndodhi ajo që i ndodhi Flamurtarit dje, ndaj shoh një kampionat të fortë. Për momentin Skënderbeu është mbi të gjithë, ndërsa pjesa tjetër e kampionatit është e hapur. Kështu që nga ndeshja në ndeshje duhet të marrim sa më shumë pikë.
Formacioni? Mendoj se nuk është koha që të bëjmë eksperimente dhe do të aktivizoj lojtarët më të mirë që kam në dispozicion. Rrezikon postin? Në këtë pozicion që jemi është normale që të kërkohen rezultate dhe si trajner mendoj se duhet të marrim sa më shumë rezultate pozitiv.
KOHA JONË SONDAZH

