Pamje të tmerrshme, Marcelo i thyen këmbën kundërshtarit më pas nis të qajë (VIDEO)

Legjenda braziliane e Real Madridit, Marcelo është bërë protagonist për keq në sfidën e vlefshme për kupën Libertadores, teksa Fluminense luajti përballë Argentinos Juniors.

Mbrojtësi i majtë ishte duke realizuar një driblim, por që përfundoi duke i thyer këmbën kundërshtarit. Në minutën e 57-të të ndeshjes, Marcelo shkeli me takë këmbën e 29-vjeçarit Luciano Sanchez dhe e kuptoi menjëherë që ndërhyrja ishte fatale, duke bërë shenjë që të ndalet loja.

Pasi pa këmbën e kundërshtarit në gjendje të mjerueshme, Marcelo nuk i mbajti dot lotët duke shpërthyer në të qara.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama
Así FUERON las LÁGRIMAS de MARCELO tras la BRUTAL LESIÓN de un RIVAL

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?