FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Panucci dy super-përforcime para ndeshjeve me Spanjën dhe Italinë

Mungesat e shumta dhe forma jo e mirë e disa futbollistëve ka bërë që Kristian Panuçi, trajneri i Shqipërisë, gjatë kësaj kohe, të vëzhgojë shumë futbollistë për të sjellë në kombëtaren kuqezi.

Mes tyre, sipas asaj që ka mësuar “Sport Ekspres”, për ndeshjet ndaj Spanjës dhe Italisë, do të grumbullojë Emanuele Ndojn, që aktivizohet me Breshian në Serinë B, por i rëndësishëm do të jetë edhe rikthimi i Taulant Xhakës në kombëtare, pas episodit aspak të mirë  të ndodhur kohë më parë, kur nuk u takua me trajnerin që kishte udhëtuar deri në Zvicër.

Nuk pritet ndonjë prurje surprizë nga Kategoria Superiore, edhe pse emri i Lilajt është ai që është më shumë në fokus.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërsa, Andi Lila është dëmtuar ditën e djeshme në sfidën ndaj PAOK dhe sot do t’i nënshtrohet kontrolleve…

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?