FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Panucci e nis me “dorë të rëndë”, lë jashtë liste Xhakën e Kaçen

Kombëtarja edhe pse me tranjer të ri, Christian Panucci, ka ende “hijen” e ish-tranjerit Ganni De Biasi. Kuqezinjtë duhet të mësohen se Taulant Xhaka, nuk do të jetë në ekip. Surpriza e listës së Panuccit do të jetë largimi zyrtar i Xhakës.

Incidenti i ndodhur pak kohë më parë, kur trajneri shkoi ta vëzhgonte dhe ta takonte në Zvicër, por futbollisti as i ktheu përgjigje e jo më ta takonte, ka sjellë vendimin përfundimtar edhe të trajnerit Panucci për të mos e grumbulluar Taulant Xhakën në kombëtare, por ndryshe nga De Biasi, mosmarrëveshjet mes mesfushorit të Bazelit dhe Panuccit fillojnë që në fillim.

Gjithashtu nuk do të jetë në këtë grumbullim të parë të Panuccit as mesfushori tjetër, Ergys Kaçe. I aktivizuar në javën e kaluar kur filloi kampionati grek për rreth 57 minuta, Kaçe mesa duket nuk do të jetë të paktën për momentin i preferuari i trajnerit të ri italian.

Swiss Digital Desktop Reklama

Panucci, veç atyre që nuk i ka zgjedhur me dëshirë, do të ketë edhe mungesa të rëndësishme që nuk lidhen me preferencat. Një e tillë është mungesa e lojtarit që shënoi golin e fitores ndaj Maqedonisë në Shkodër, Bekim Balaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

Për sulmuesin shkodran, që aktivizohet në kampionatin rus, ka një dëmtim në gju dhe kjo është arsyeja që është lënë jashtë skuadrës në ndeshjen e fundit të kampionatit me Akhmat Groznin. Ky dëmtim e ka detyruar Panuccin të kërkojë alternativa të tjera për këto dy ndeshje me Lihtenshtajnin dhe Maqedoninë në repartin e sulmit, ku gjithsesi nuk do të mungojnë Sokol Cikalleshi dhe Armando Sadiku.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?