FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Panucci i rreptë: Lojtarët të “vdesin” në fushë për fitoren ndaj Spanjës dhe Italisë

Trajneri i kombëtares shqiptare ka folur në një konferencë për shtyp mesditën e sotme pas dy ndeshjeve të tij të para në pankinën e kuqezinjve. Ai ka folur në lidhje me dy ndeshjet e kalaura me Lihtenshtein dhe me Maqedoninë në Strumicë. Po ashtu Panucci foli edhe në lidhje me respektin që duhet të tregojnë lojtarët e kombëatres.

“I trembesha gjendes fizike të lojtarëve. Tani i njoh më mirë. Kombëtarja nuk është vend pune ku mund të kërkosh lejë. Fitorja ndaj Lihtenshtein nuk ishte e lehtë, por jam i kënaqur me dy ndeshjet e para për mua. Memusha, Ajeti, Roshi nuk luajë me skuadrat e tyre. Nuk dua justifikime as në fitore e as në humbje. Me Maqedoninë nuk luajtëm mirë në pjesën e parë. Duhet të punoj fort për të gjetur sulmues dhe mesfushorë”

“Dy ndeshjet e radhës, ndaj Spanjës dhe Italisë do të jenë tepër të vështira. Do bëjmë të pamundurën për të marrë pikë. Lojtarët duhet të ‘vdesin’ në fushë për të marrë rezultat. Nuk kemi shumë kohë për të punuar me skuadrat”.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Lojtarët e skuadrës janë tepër profesionistë, dhe duhet të punojmë fort. Ata duhet të respektojnë fanellën që veshin”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?