Panucci lë jashtë Cikalleshin: Të rrijë në shtëpi, theu rregullat

Trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit, Christian Panucci ka njoftuar në konferencë për shtyp se ka lënë jashtë skuadrës sulmuesin Sokol Cikalleshi për thyerje të rregullave.

“Cikalleshi më telefonoi duke më thënë se nuk mund të vinte dot pasi do të firmoste kontratë me klubin e ri. I thashë që nuk mund t’i jap leje pasi kontratat mund të firmosen me e-mail ose me anë të menaxherit. Duke qenë se nuk u paraqit, do të qëndrojë në shtëpi”, tha Panucci.

“Gjëja më e rëndësishme janë rregullat dhe respekti. Të vish në kombëtare duhet të jetë një krenari e madhe. Sa të jem unë këtu, rregullat do të jenë njësoj për të gjithë. Në sulm mund të luajë Latifi, Llullaku apo Memushaj si “falso nueve”, shtoi trajneri, i cili tha se “portat e kombëtares janë të hapura për të gjithë, edhe për Xhakën”.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ai ka gabuar, më ka telefonuar avokati i tij dhe e kam pranuar kërkesën e faljes. Është vetëm zgjedhje teknike”, sqaroi Panucci.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në lidhje me portierin që do të zgjedhë titullar mes Etrit Berishës dhe Thomas Strakoshës, italiani deklaroi se duhet pritur e shtuna për të parë formacionin.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?