Panucci: Ndaj Skocisë duhet të fitojmë patjetër, sa i përket Grezdës …
Trajneri i Shqipërisë, Christian Panucc ka folur në konferencën për shtyp para ndeshjes ndaj Skocisë duke u shprehur se ekipi i tij do të tentojë patjetër fitoren. Strategu italian komentoi dhe gjendjen e Grezdës dhe Ndoj që janë në dyshim.
“Nesër duhet të shënojmë, problemi është që në Izrael kemi krijuar situata, pastaj nuk i futem brenda do të isha më i shqetësuar nëse nuk do të krijonim, te lojtarët duhet të jetë dëshira që të mos e pranojnë që nuk arrijnë të bëjnë gol, pastaj personalisht kam menduar gjëra se është një ndeshje që duhet ta fitojmë me doemos. Që kur kam ardhur këtu kam treguar se i kam dhënë kurajë lojtarëve të mi, pyeteni edhe kapitenin. Nuk i kam kërkuar të mbrohen, por gjithmonë me ekuilibër, i kam kërkuar që të luajnë sa më shuam ofensiv, nesër do t’i kërkoj të fitojnë, me siguri.
Grezda është mirë, ka punuar gjatë javës, dje donte të stërvitej por e mbajta që të mos rrezikoja, Ndoj mendoj se ka ende disa probleme. Ka qenë vërtet një vit i keq. Duhet ta përmbysim situatën, por di që përveç Kosovës dhe Ukrainës, ku ishim pak konkurrues, në ndeshjet e tjera kemi pësuar në goditje standarde. Nuk është një moment pozitiv për ne.
Balaj në fushë? Të shohim nesër. Nëse do të jetë për të thirrur njerëz në stadium them se luan, pro ta shohim nesër. Kam shuam dyshime ende për formacionin që do të luajë.
Duka tha se do vendos për fatin tuaj pas këtyre dy ndeshjeve? Duka nuk e ka thënë që rrezikoj. Unë bëj punën time me aq pasion dhe seriozitet, nuk më vënë nën presion. Si fitojmë? Nëse bëjmë një gol më shumë. Skuadra flet shumë, por në fushë duhet më shumë, këtë e dinë edhe djemtë. Nën këtë pikëpamje, duhet të përmirësohemi. Shpresojmë që nesër të shohim djemtë të flasin më shumë se është e rëndësishme për rezultatin.
Stadiumi me fat? Nuk ka sjellë fat se kam humbur këtu me Italinë. Shpresojmë që këtë herë të na sjellë fat. Ne kemi hedhur në erë një grup, djemtë duhet ta kuptojnë e të ndërgjegjësohen se është puna jonë, Kemi bërë një ndeshje të mirë në Izrael, por kthyem me 0 pikë, e vërtetë që qesh, por brenda meje jam zjarr, nuk më pëlqen”, deklaroi Panucci.
KOHA JONË SONDAZH

