FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Panucci sulmon Cikalleshin: Mos më bëjë mua budalla

I ashpër dhe me ton të lartë Christian Panucci edhe një herë ka folur për disiplinën e vendosur tek Kombëtarja shqiptare. Gjatë një konference për shtyp, tekniku italian foli sërish për përjashtimin e Cikalleshit nga ekipi pasi sipas tij ai nuk ka respekt për Kombëtaren dhe për ngjyrat kuqezi.

Panucci nënvizoi se nëse të gjithë do të bënin sipas qefit atëherë Kombëtarja do të shkonte në nivelin zero.

“Basha luajti të hënën në darkë, kishte kampionat. Duhet respekti, ekziston email-i për kontratat, janë dhe menaxherët që ta sjellin kontratën. Avioni është në 8 të mëngjesit, më telefonon në 9 dhe kjo është mungesë respekti. Nuk dua të dal për budalla, se lojtarët janë mirë. Nëse të gjithë do të bëjnë sipas qejfit, njëri me vonesë tjetri ikën atëherë më beso Kombëtarja merr fund dhe do të jemi në pikën zero. Nëse avioni është në 8 dhe në 9 duhet të firmosë kontratën, ai duhet të vijë, menaxheri të vijë në Tiranë për të firmosur, sepse kombëtarja është kombëtarja. Avioni nuk është justifikim, nëse nuk e di se lojtari mund të firmosë me email, apo vjen menaxheri këtu”, tha fillimisht ai.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?