Panucci zbardh listën ndaj Spanjës dhe Italisë, 3 rikthime

Trajneri i ekipit kombëtar të futbollit publikon listën e lojtarëve që do të grumbullojë për ndeshjet zyrtare eleminatore me Spanjën dhe Italinë, respektivisht më datë 6 dhe 9 tetor.

Sikundër edhe në ndeshjet e mëparëshme, trajneri Panucci ka vendosur të zbardhë listën disa ditë përpara nisjes së grumbullimit, dhe daljes publike për mediat, ditën e hënë në orën 10.00 në selinë e FSHF-së. Për këto dy ndeshje mister Panucci ka grumbulluar 26 lojtarë, në një kohë që do të jenë të gatshëm në takimin me Italinë në Shkodër edhe futbollistët e skualifikuar për takimin me Spanjën, Mavraj, Roshi e Kukeli.

Për dy takimet zyrtare eleminatore me Spanjën (6 tetor) dhe Italinë (9 tetor) do të jenë në dispozicion të trajnerit, edhe futbollistët Sokol Cikalleshi e Taulant Xhaka dhe Ermir Lenjani, të cilët rikthehen me ekipin kombëtar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Spikat edhe ardhja në kombëtare e futbollistit të Breshias, Emanuele Ndoji. Grumbullimi i skuadrës përfaqësuese do të nisë ditën e hënë në hotel “Tropikal, një një kohë që trajneri i skuadrës do të dalë përpara mediave për këto dy ndeshje të radhës, duke iu përgjigjur interesit të medias, ditën e hënë në orën 10.00 në selinë e FSHF-së.

Swiss Digital Mobile Reklama

Më poshtë edhe lista e trajnerit Christian Panucci për takimet me Spanjën dhe Italinë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?