FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Panuçi: Disa lojtarë nuk kanë *ythë të zgjedhin, pyesin …

Trajneri i Kombëtares, Kristian Panuçin ka dalë sot në konferencë për shtyp në prag të sfidës miqësore ndaj Norvegjisë. Strategu italian ka komentuar edhe refuzimet që ka marrë nga lojtarë të ndryshëm.

“Emra nuk mund të jepen. Rasti i Zhegrovës. Në fillim tha po, pastaj refuzoi tha jo. Nuk është e drejtë të përcjellim emra. Nëse mua më thonë jo, nuk vijnë më kurrë në Kombëtare”.

A do ti shikojmë futbollistët që refuzuan Shqipërinë shumë shpejt në kombëtaret e tjera?

Swiss Digital Desktop Reklama

Ata nuk kanë bythë të bëjnë zgjedhje. Pyesin familjarët më pas vendosin.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në cilin repart ka nevojë Kombëtarja për rikuperim?

Natyrisht bazën e kemi krijuar. Si kundër e theksova, problem për momentin ngelet zëvendësuesin e Agollit. Më duhet të rriskoj për të gjetur zëvendësuesin e tij. Kemi disa lojtarë si Memolla, Lenjani, Aliji.

Pse vetëm 1 ndeshje miqësore?

Lila luan pak, Sadiku luan pak, Latifi luan pakë. Mavaraj luan pak apo edhe Cikalleshi. Kjo ishte arsye pse nuk bëmë 2 miqësore. Duhet të kemi shumë kohë për ti stërvitur.

Nuk është se duhet të gjej justifikime. Fakt është se do duhet të stërviten sa më shumë në klubet. Nëse iu referoheshim eliminatoreve luajnë të premte dhe të hënën.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?