Panuçi e sheh Romën si Shqipërinë: E shpëtoi portieri, të përmirësojë lojën

Trajneri i përfaqësueses shqiptare, Kristian Panuçi, ka qenë një nga të ftuarit në studio një natë më parë për emisionin e “Mediaset Premium” rreth Ligës së Kampioneve. Panuçi ka komentuar paraqitjen e Romës përballë Atletiko Madrid, në duelin e përfunduar pa gola dhe çuditërisht, fjalët e tij ngjanin me ato që ishin thënë pak ditë më parë për paraqitjen e Shqipërisë ndaj Maqedonisë.

“Në pjesën e dytë mendoj se Atletiko ishte superior dhe vetëm portieri Alison shpëtoi Romën. Mendoj se për verdhekuqtë është një pikë e artë, duhet të përmirësohen nga pikëpamja e lojës”, tha trajneri i cili ka kaluar një pjesë të rëndësishme të karrierës së tij si futbollist në radhët e skuadrës kryeqytetase.

Një gjë të ngjashme e thanë thuajse të gjithë opinionistët sportivë dhe tifozët pas ndeshjes së Shqipërisë në Strumicë ndaj Maqedonisë, ku pritjet e Berishës në fundin e ndeshjes i siguruan një barazim shumë të vlefshëm kuqezinjve, loja e të cilëve la shumë për të dëshiruar.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?