Panuçi: Kemi një skuadër për të luftuar deri në “vdekje”, synojmë vendin e parë

Trajneri i Kombëtares sonë, Kristian Panuçi ka dalë i kënaqur nga shorti i Ligës së Kombeve. Strategu italian ka zbuluar se objektivi i tij është që të fitojë grupin.

“Mendoj se kemi një skuadër për të luftuar për kalimin e grupit, por do të luftojmë deri në vdekje. Shqipëria më e kujdesshme? Kjo nuk ndryshon shumë, sepse ne do të luajmë për të fituar grupin, dhe nuk ndryshon asgjë që do të kemi një grup me 3 pike.

Ndeshjet miqësore? Para Botërorit do të kemi dy miqësore të reja, por nuk e di se kush do të jenë. 3 miqësore nga 4 që do të ketë Skocia nuk përbën ndonjë diferencë të madhe.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në këtë grup do të jetë e rëndësishme që ta nisim mirë, por ne do të provojmë. Ka pak diferenca me ekipet e tjera. Liga e Kombeve është një mundësi më shumë për të shkuar në Europian, më pas do të shohim”, ka thënë strategu italian. /Koha Jonë/

Swiss Digital Mobile Reklama

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?