FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Panuçi për mediat spanjolle: Lojtarët e mi dukeshin si të vdekur

Trajneri i kombetares shqiptare, Kristian Panuçi, pranoi superioritetin qe Spanja kishte perballe kuqezinjve. Nje nje interviste per median spanjolle “Movistar +”, tekniku italian shtoi se nga menyra se si Spanja luante lojtaret shqiptar dukeshin si te vdekur.

“E dija që ndeshja do të shkonte kështu. Spanja ka shumë cilësi, ata e mbajnë gjithmonë topin. Përveç 10 minutash të para, ne i mbyllëm shumë mirë zonat. Ata shënuan një gol të bukur në ta parin, më erdhi i dyti dhe i treti. Ne mund të kishim bërë më mirë, pasi kishim 4-5 raste të mira shënimi. Kemi bërë një pjesë të dytë të mirë dhe kemi një bazë të mirë për të ardhmen.

Kam futbollistë që luajnë në kampionate ku topi lëviz shumë ngadalë, ndërkohë që këtu lëviz shumë shpejt. Ishte shumë e vështirë për ne, por ne nuk e humbëm toruan dhe kjo më bën të lumtur. Në mënyrën si lëvizi topi … futbollistët e mi dukeshin si të vdekur. Spanja besoj se do të bëjë një paraqitje të mirë në Botëror. Janë favorit së bashku me tre kombëtare të tjera”, tha Panucci.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?