FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Panuçi: Rezultati ishte i drejtë…

Kristian Panucci e ka cilësuar si të drejtë rezultatin në prononcimin e tij për “RTSH”, por ka theksuar problemet që ka me futbollistët e tij, të cilët nuk luajnë në klubet ku aktivizohen.

Si iu duket barazimi?

Mendoj se është rezultat i drejtë. Të dyja skuadrat patën momentet e tyre të mira.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në pjesën e dytë patët problem në lojë…

Swiss Digital Mobile Reklama

Rivalët fituan një duel në mesfushë dhe më pas nisën një kundërsulm. Ky ishte rasti i tyre më i mirë. Por, ne e pësuam golin vetëm me 11-metërsh. Pra, jo me aksion.

Pse vuajti Shqipëria në pjesën e dytë?

Duhet theksuar se 7-8 lojtarë nuk luajnë në klubet e tyre. Kemi vuajtur sepse 4-5 futbollistë nuk dukeshin më në fushë.

Tani na presin ndeshjet kundër Spanjës dhe Italisë…

Janë ndeshje të rëndësishme. E dimë që janë më të fortë se ne, por do provojmë të ndryshojmë historinë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?