Panuçi vizitë në “Loro Boriçi”, fillon të mendojë për Italinë

Trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit Kristian Panuçi duket se e ka marrë me shumë dëshirë drejtimin e saj. Ish- mbrojtësi i njohur italian paraditen e djeshme ka dhënë një konferencë shtypi për gazetarët në lidhje me dy ndeshjet e fundit, ato ndaj Lihtenshtejnit dhe Maqedonisë dhe menjëherë pas saj, “pa marrë mirë frymë” është nisur drejt Shkodrës.

Arsyeja është se duke nisur të mendojë për sfidat e ardhshme, ka dashur të shohë nga afër gjendjen e stadiumit “Loro Boriçi” ku do të luajë ndeshjen e fundit,atë me Italinë muajin e ardhshëm. Nga sa bëhet e diutur, Panuçi ka vizituar përveç fushës edhe dhomat e zhveshjes dhe ka mbetur shumë i kënaqur me këtë impiant sportiv. Ky ka qenë kontakti i tij i parë me këtë stadium në të cilin ka ëndërrën e madhe: të mundë Italinë e tij më 9 tetor në orën 20.45.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?