“Paqe” mes Juves dhe Milanit në 45 minutat e para të Superkupës
Juventus dhe Milan nuk kanë shkuar më shumë se një barazim pa gola në 45 minutat e para të finales së Superkupës së Italisë që po luhet në Jeddah.
Ndeshja starton me një ritëm shumë të lartë, teksa sinjalin e parë e jep Douglas Costa me një goditje të bukur në hyrje të zonës, e cila përfundon ngjitur me shtyllën e Donnarumma-s. Ndeshja është e ndezur me Milanin që mbrohet shumë mirë dhe kontrollon mesin e fushës. Në krahun tjetër Juventus provon që të vendosë në vështirësi Milanin, por Dybala nuk është në ditën e tij më të mirë, duke humbur shumë topa në sulm.
Në minutën e 40-të, skuadra torineze i afrohet shumë golit me një veprim akrobatik të Cristiano Ronaldos, teksa goditja e tij përfundon ngjitur me shtyllën. Calhanoglu ndërkohë vendos në vështirë portierin e bardhezinjve në minutën e fundit të fraksionit të parë.
KOHA JONË SONDAZH

