Paratici “kërcënon” Sarrin: Askush nuk e ka vendin e sigurt te Juventusi

Drejtori sportiv i Juventusit, Fabio Paratici i ka dërguar një mesazh të qartë trajnerit Sarri se te bardhezinjtë askush se ka vendin e sigurt.

“Ne jemi gjithmonë nën presion, sepse kur je profesionist pritet shumë. Te Juventusi presioni është edhe më i madh për shkak të klubit që përfaqësojmë, presioni nga të tjerët ndryshon pak. Më kujtohet që në vitet e fundit kampionati nuk është fituar në mars apo prill, por në maj. Ndaj gjithçka është normale.

Mendoj se ne jemi të gjithë në diskutim çdo ditë te Juventusi. Ky është viti i dhjetë që jam këtu, kemi fituar për 8 vjet, kemi fituar 16 tituj në 8 vjet dhe jemi në diskutim si gjithmonë”, deklaroi Paratici. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?