Partizani, Ballkani dhe Struga mësojnë rivalët e mundshëm për fazën play-off në Conference League

Partizani, Ballkani dhe Struga kanë mësuar rivalët e mundshëm nëse do të shkojnë në fazën play-off të Confernece Leaguye.

Të enjten e datës 10 gusht, Partizani do të udhëtojë drejt Letonisë për t’u ndeshur me Valmieran, Ballkani do të presë në shtëpi skuadrën nga Gjibraltari të Lincoln Red Imps. Ndërkohë që Struga do të përballet në Ohër me ekipin e Sëift Hesperange, që vjen nga Luksemburgu.

Nëse kualifikohen, skuadrat shqiptare do të mbërrijnë në fazën “play-off”, duke qenë një hap larg kualifikimit në fazën e grupeve. Shorti i ditës së sotme vuri këto skuadra përballë Partizani, Ballkanit dhe Strugës. Duele që do të zhvillohen në datat 24 dhe 31 gusht.

Swiss Digital Desktop Reklama

Partizani do të luajë ndaj humbësit të çiftit FC Astana (Kazakistan) / PFC Ludogorets 1945 (Bullgari). “Demat” e kroatit Zekic e luajnë ndeshjen e parë në transfertë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ballkani ndaj humbësit të çiftit FC Sheriff Tiraspol (Moldavi) / FC BATE Borisov (Bjellorusi). Sfida e parë do të zhvillohet në “Fadil Vokrri”.

Struga kundër humbësit të çiftit HSK Zrinjski (Bosnje) / Breidablik (Islandë). Djemtë e Shpëtim Duros do të zhvillojnë takimin e parë në Ohër.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?