Partizani bën goditjen e madhe në sulm, afron ish-sulmuesin e Shkëndijës

Edhe pse mungon ende zyrtarizimi, mund të thuhet se Partizani ka bërë një goditje në repartin e sulmit. Besart Abdurahimi është lojtari më i ri që ka dalë në stërvitje me të kuqtë, duke u vendosur kështu nën urdhrat e Starovës.

Vetëm pak ditë më parë, ai prishi kontratën me ekipin e Shkëndijës së Tetovës, pasi gjatë gjysmës së parë të këtij sezoni nuk ka pasur shumë hapësira tek klubi i Maqedonisë. Nga kjo situatë përfitoi Partizani, që u fut menjëherë në bisedime me lojtarin. Problem mbetej vetëm paga e lartë që kërkonte sulmuesi, gjë që bëri që negociatat mes palëve të zgjasnin më tepër se një muaj.

27-vjeçari vjen me një CV të pasur tek “demat”, teksa më parë ka luajtur me NK Zagreb në Kroaci, Hapoel Tel Aviv në Izrael, Lokeren në Belgjikë apo Astanën në Kazakistin. Me këtë afrim, tek Partizani besojnë se kanë marrë një element cilësor për repartin e sulmit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?