Partizani dhe Teuta bëjnë “paqe” në Elbasan, Hoxha pret penallti (VIDEO)
Partizani dhe Teuta nuk kanë shkuar më shumë se një barazim pa gola në duelin e luajtur në “Elbasan Arena”. Ndeshja nisi mjaft mirë për Të Kuqtë që krijuan që në minutën e 7-të me Idrizaj, ndërkohë që në të 26-ën ishte Mala që do të ndalej nga një pritje e portierit Hoxha. Në fundin e fraksionit të parë Solomon provoi me një goditje me kokë, ndërkohë që te durrsakët Emiliano Vila i shkoi shumë pranë golit me një goditje nga distanca, që shkoi ngjitur me shtyllën.
Në fillimin e pjesës së dytë, Solomon do të ndalej nga traversa. Teuta me kalimin e minutave avancoi në sulm, duke rrezikuar me Dejvi Bregun, i cili u ndal nga Hoxha. Në minutat e fundit ndërkohë ish-mesfushori i Skënderbeut fitoi një penallti pas një ndërhyrje të zonës nga Idrizaj. Nga pika e bardhë Emiliano Vila do të ndalej nga një pritje fantastike e portierit Alban Hoxha. Rezultati nuk ndryshoi deri në fund me Partizanin që tashmë e sheh veten në vendin e tretë me 12 pikë, ndërkohë që Teuta renditet e 6-ta me 9 pikë.
KOHA JONË SONDAZH

