Partizani e nis me fitore kampionatin, vendos goli i Maguette në shtesë
Partizani e ka nisur me fitore kampionatin, teksa triumfoi minimalisht 1-0 ndaj Laçit në shtëpi. Një gol i shënuar nga Maguette në minutat e fundit të takimit, i dha tre pikët e para për këtë sezon të kuqve.
Rastin e parë të rrezikshëm e kishte Laçit në minutën e 20-të, kur Sobovale gjuajti bukur në zonë, por Qirko priti me këmbë.
Vetëm 3 minuta më vonë, Cara kishte gjithashtu një mundësi të artë, por i vetëm me portierin Dajsinani, nuk ia doli të shënojë. Në fundin e pjesës së parë, ishte Bajramaj, i cili me portën e boshatisur, gjuajti jashtë.
Pjesa e dytë foli e gjitha për kampionët në fuqi, që iu afruan në disa raste golit, por pa sukses deri në minutën e 93-të, kur Maguette pas një krosimi të marrë në zonë, gjuan bukur me kokë dhe e ndal në fundin e rrjetës, duke mposhtur portierin Dajsinani.
KOHA JONË SONDAZH

