FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Partizani fiton derbin ndaj Tiranës në Elbasan, vendos goli i Çinarit (VIDEO)

Partizani arrin që të marrë një fitore shumë të rëndësishme 1-0 në derbin kundër Tiranës. Sfida e luajtur në “Elbasan Arena” prodhoi shumë emocione, por në fund do të ishte skuadra e Dajës që do të dilte me 3 pikë. Jashtë stadiumit nuk munguan përplasjet mes tifozerive, ndërkohë që policia ndërhyri për t’i shpërndarë.

Ndeshja nisi mjaft mirë për Tiranën që kërcënoi portën e Alban Hoxhës vetëm pas 29 sekondash lojë. Taulant Seferi tentoi të befasonte portierin e “Të Kuqve”, i cili e ndali mjaft mirë. Partizani kundërpërgjigjet me Jasi Asanin që lëshon një të majtë në minutën e 18-të, e cila përfundoi ngjitur me shtyllën. Pak sekonda më pas Partizani ju afrua sërish golit me Melon, i cili u ndal nga një pritje fantastike e gardianit Bekaj. Me kalimin e minutave loja zhvillohet kryesisht në mesfushë, ku ika duele të forta mes lojtarëve. Në minutën e 36-të ndërkohë Tirana ka shansin më të mirë të ndeshjes me Seferin, i cili shmangu bukur portierin Hoxha, por vetëm me portën e boshatisur, e dërgoi jashtë. Partizani në anën tjetër ka një rast të ngjashëm me Melon, i cili gjuan jashtë kuadratit, pasi u frenua mjaft mirë edhe nga mbrojtja.

Swiss Digital Desktop Reklama

Fraksioni i dytë nisi me një ritëm të frikshëm. Solomon humbi një mundësi të artë në minutën e 47-të, duke mos arritur që të devijojë një top në zonë. “Të Kuqtë” mbetën me një lojtar më pak që nga minuta e 52-të, pasi Bardhi u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë. Avantazhi numerik për Tiranën në fushë zgjati vetëm 4 minuta, pasi Idriz Batha u ndëshkua gjithashtu me kartonin e dytë të verdhë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Partizani merr zemër nga ky ndëshkim, teksa do të krijonte një tjetër mundësi shumë të mirë shënimi me Melon, i cili nuk godet nga një pozicion i favorshëm. Daja vendos që në minutat e fundit të aktivizojë Çinarin, duke marrë vendin e Asanit. Sulmuesi ia shpërbleu mjaft mirë besimin strategut, teksa në minutën e 83-të, arriti që të dërgonte sferën në rrjetë pas një goditje të Murataj në hyrje të zonës. Tirana tentoi të reagonte në minutat e fundit, por talenti Muçi nuk do të arrinte që të mposhtë Hoxhën. Me këtë fitore, Partizani shkon në kuotën e 26 pikëve, 9 më pak se Vllaznia e vendit të parë. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?