FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Partizani fiton gjyqin me FIFA-n në CAS, i rihapet merkato

Partizani ka fituar zyrtarisht gjyqin në CAS, për zhbllokimin e merkatos. Klubi i kuq ka njoftuar se ka marrë  përgjigje pozitive nga CAS dhe tani mbetet vetëm që të fillojnë punën për përforcimin e skuadrës me lojtarët e nevojshëm.

“Klubi njofton se sot është bërë me dije nga CAS për heqjen e pezullimit të sesionit të transferimit të lojtarëve, vendim që ishte në fuqi nga FIFA në lidhje me çështjen e sulmuesit Erald Çinari.

Klubi saktëson se ky është një njoftim paraprak, deri në zbardhjen e plotë dhe përfundimtare të vendimit që ka marrë CAS, përmes të cilit do të përcaktojmë dhe hapat e mëtejshëm që do të ndërmerren në lidhje me këtë çështje. Nga ky moment tashmë FK Partizani rifiton të drejtën për të operuar në merkaton e Janarit”, shkruhet në njoftimin e Partizanit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?