Partizani i pandalshëm, fiton edhe ndaj Luftëtarit (VIDEO)
Partizani nuk ka ndërmend të ndalet në Kategorinë Superiore. Të kuqtë kanë fituar 2-1 ndaj Luftëtarit në ndeshjen e vlefshme për javën e 9-të.
Takimi është zhbllokuar në minutën e 21-të, me Mensah që ka kaluar në avantazh vendasit. Reagimi i zikaltërve ka ardhur pesë minuta para fundit të pjesës së parë, me Shkurtaj që ka mposhtur portierin Xhika.
Në fillimin e pjesës së dytë, Mala fitoi një 11-metërsh, pasi u pengua në zonë nga Licaj. Nga pika e bardhë shkoi Telushi duke shënuar golin e dytë. Me këtë fitore Partizani ngjitet në krye të renditjes me 22 pikë, 2 më shumë se Skënderbeu, me të cilën do të përballet javën e ardhshme. /Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

