Partizani luan sot ndaj Valmeiras, kërkon biletën për “Play Off” e Conference League
Partizani rikthehet sot në fushë për të luajtur ndeshjen e kthimit ndaj Valmeiras në kualifikueset e Conference League. Takimi i parë që u zhvillua në Lituani përfundoi me rezultatin 2-1 për demat e kuq.
Fillimisht ishin vendasit ata që kaluan në avantazh duke mbyllur pjesën e parë në favor të tyre. Më pas, kryeqytetasit tanë i ndezën motorët duke përmbysur gjithçka me Carën dhe Rrapajn.
Sot në “Elbasan Arena”, Partizanit i duhet vetëm të menaxhojë rezultatin e marrë një javë më parë për të shkuar në “Play Off” e Conference League.
KOHA JONË SONDAZH

